Shkolla respekton të gjitha rregullat e sigurisë, shëndetit dhe cilësisë dhe është e përkushtuar të mbajë standarde të larta çdo ditë.
Programi 3-6 Vjeç – Kopshti
Vendi për fëmijërinë ku rritet e ardhmja
Kopshti “Engjejt e Cor Jesu” është një vend loje dhe eksperience ku përpunohet dhe promovohet kultura e fëmijërisë dhe të drejtat e tyre. Në një kontekst harmonik relacional, struktura ofron përvoja të pasura dhe të balancuara përmes të cilave fëmija eksploron, imiton, zbulon, imagjinon, krahason, ndërton, duke përdorur të gjithë trupin e tij.
Kopshti “Cor Jesu” është një vend loje dhe eksperience ku përpunohet dhe promovohet kultura e fëmijërisë dhe të drejtat e tyre. Në një kontekst harmonik relacional, struktura ofron përvoja të pasura dhe të balancuara përmes të cilave fëmija eksploron, imiton, zbulon, imagjinon, krahason, ndërton, duke përdorur të gjithë trupin e tij. Struktura ofron vende për fëmijë nga 3 deri në 5 vjec, të ndarë në dy seksione në bazë të moshës dhe zhvillimit psikomotor. Struktura ka shume drite dhe është zbukuruar nga lule shumengjyreshe qe varen nga dritaret e medha. Pervec klasave perkatese ka gjithashtu një dhomë loje, një dhomë fjetjeje dhe një hapesire per te zhvilluar aktivitete te tjera.
Aktivitete te tjerave janë: ✽
Teater: Është një hapësirë që lejon fëmijët të përfshihen duke përdorur 5 shqisat. Në teater përvojat parashikojnë njohjen e objekteve dhe materialeve dhe fëmijët kanë mundësinë të imagjinojnë, shpikin dhe manipulojne.
Shkolla fillore / 9-Vjeçare
Shkolla fillore Cor Jesu rizbulon lëndët e studimit si mënyra krijuese për të fituar njohuri. Propozimi arsimor dhe kulturor synon në të njëjtën kohë të rrisë veçantinë e çdo fëmije dhe të krijojë një grup brenda të cilit ai mund të mësojë rregullat e bashkëjetesës dhe respektit. Në këtë kuptim, veçoritë e çdo nxënësi, si dhe nxitja e rritjes së tyre personale, bëhen mjete në shërbim të klasës-grupit.
Rëndësia e aktiviteteve edukuese në jetën e përditshme në shkollë përmes detyrave sociale kërkon aftësinë për të organizuar kohën, për të fituar ritme dhe ndjenjën e përgjegjësisë.
Çdo vit mësuesit zhvillojnë projekte të reja arsimore dhe didaktike që u përgjigjen në mënyrë të synuar nevojave të klasave dhe në tërësi, në përputhje të plotë me udhëzimet ministrore.
Orari i shkollës është i strukturuar në mënyrë të tillë që të mundësojë një alternim korrekt të mësimdhënies dhe punës eksperimentale.
Orari mesimor zhvillohet nga ora 8.00-13.15, nga e hëna në të premte (pushimet rekreative jane te ndara ne dy kohe). Çdo klasë i është besuar një mësues kujdestar, i cili punon gjithmonë në prani të nxënësve, duke garantuar zhvillimin e planeve të studimit të personalizuara, duke zbatuar indikacionet e reja që vijnë nga reforma e shkollës në të gjitha karakteristikat e saj.
Mësuesi kujdestar, si koordinator i klasës, është përgjegjës për mësimin dhe mbarevajtjen e klases.
Cor Jesu u beson mësuesve specialistë mësimin e gjuhës angleze,italiane, muzikës, teatrit dhe aktiviteteve sportive.
Duke filluar nga kopshti, për të dy semestrat ne program jane te percaktuara ore mesimore per teater . Në fakt, teatri i bërë në moshë të vogël lejon zhvillimin harmonik të personalitetit të fëmijëve. I lejon ata të shprehin prirjet e tyre duke përjetuar emocione, në një rrugë të vetë-zbulimit dhe marrëdhënies së tyre me Tjetrin.
Festa e mirëseardhjes
Sa bukur u njohëm përsëri! Viti shkollor përurohet zyrtarisht përmes themelimit të grupit të klasës: shokët e vjetër dhe të rinj, mësuesit dhe prindërit mblidhen së bashku dhe, duke bashkëpunuar për të arritur një qëllim të përbashkët (të lidhur me një temë specifike për secilën klasë), rithemelojnë grupin e tyre.
Festa e vjeshtës dhe pranverës
Në nëntor dhe maj, nxënësit e Cor Jesu me familjet dhe mësuesit e tyre bëhen gati të përjetojnë të gjithë së bashku një ditë “të veçantë” që forcon ndjenjën e përkatësisë ndaj komunitetit të shkollës.
Kori i fëmijëve, lojërat, tregu dhe shorti me çmime i gjallërojnë festat që kanë qenë gjithmonë një mundësi për të rizbuluar kuptimin dhe dëshirën për të qenë bashkë, për t’u ndjerë pjesë e një projekti që i sheh të gjithë të përfshirë në një të vetme, përvojë ambicioze e rritjes së përbashkët.
Në ditët para festave, në shtepite e tyre, fëmijët përgatisin ushqime te shijshme me ndihmën e prindërve për t’i shitur në treg të lidhura me një temë të zgjedhur çdo vit.
Në treg shiten edhe kalendari vjetor, bluza, xhup dhe pantallona me logon e shkolles, libra dhe bimë.
Të ardhurat nga tregu dhe nga shorti shkojnë për Shkollen Cor Jesu e cila mbështet financiarisht projektet e mësuesve dhe drejtorise, në përputhje me Statutin e saj.
- Festa e te Lumes Clelia Merloni ( 29 nentor)
- Festa e Krishtlindjeve
- Festa e Karnavaleve
- Festa e 1 Qershorit
- Festa e Nene Terezes
- Festa e luleve ( maj)
- Festa e Abetares
- Festa e 7-8 mars