Cilësi dhe Siguri

Shkolla respekton të gjitha rregullat e sigurisë, shëndetit dhe cilësisë dhe është e përkushtuar të mbajë standarde të larta çdo ditë.

Programi 3-6 Vjeç – Kopshti

Vendi për fëmijërinë ku rritet e ardhmja

Kopshti “Cor Jesu” është një vend loje dhe eksperience ku përpunohet dhe promovohet kultura e fëmijërisë dhe të drejtat e tyre. Në një kontekst harmonik relacional, struktura ofron përvoja të pasura dhe të balancuara përmes të cilave fëmija eksploron, imiton, zbulon, imagjinon, krahason, ndërton, duke përdorur të gjithë trupin e tij. Struktura ofron vende për fëmijë nga 3 deri në 5 vjec, të ndarë në dy seksione në bazë të moshës dhe zhvillimit psikomotor. Struktura ka shume drite dhe është zbukuruar nga lule shumengjyreshe qe varen nga dritaret e medha. Pervec klasave perkatese ka gjithashtu një dhomë loje, një dhomë fjetjeje dhe një hapesire per te zhvilluar aktivitete te tjera.

Aktivitete te tjerave janë:

Teater: Është një hapësirë ​​që lejon fëmijët të përfshihen duke përdorur 5 shqisat. Në teater përvojat parashikojnë njohjen e objekteve dhe materialeve dhe fëmijët kanë mundësinë të imagjinojnë, shpikin dhe manipulojne.

Eksperimento, Zbulo, Ndërto.

Në shkollën tonë ne i ofrojmë fëmijës mjetet e nevojshme për t’i garantuar nje rritje harmonike, e cila e mbështet në proceset relacionale, afektive dhe njohëse dhe që e çon atë në zhvillimin pozitiv të identitetit të tij. Në çdo situatë arsimore, fëmijët duhet të kenë bashkëbisedues të rritur me të cilët të identifikohen dhe moshatarë me të cilët të gjejnë zgjidhje, pasi askush nuk mund të rritet vetëm, por me krahasim dhe shkëmbim me të tjerët. 

Në Cor Jesu, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe të rriturit janë objekt i të mësuarit përmes eksperimentimit, ndërmjetësimit te mësuesve, situatave të bashkëpunimit, ndarjes së objekteve dhe materialeve, marrëdhënieve me njerëzit. Shkolla jonë me aktivitetet e saj të përditshme edukative synon të nxisë formimin integral të fëmijës në individualitetin dhe veçantinë e tij, në mënyrë që të zhvillohet i gjithë potenciali i tij. 

Fëmijët, të udhëhequr në rrugën e zbulimit të identitetit të tyre individual, udhëhiqen gjithashtu të njohin veten e tyre në një realitet grupor (një mikro-shoqëri, e përbërë nga maksimumi 20 nxënës) të ilustruar nga dy klasa “heterogjene” në të cilat shkolla eshte e organizuar. Dy grupet “heterogjene” bashkojnë fëmijët e moshës 3, 4 dhe 5 vjeç. Falë diferencës së moshës, krijohen shkëmbime ndihme, ekspertize dhe aftësish. Kështu, heterogjeniteti bëhet një burim për të mësuar. Hapja didaktike e kopshtit bëhet nga e hëna në të premte nga ora 8.00 deri në 13:15 ( jemi duke punuar ta zgjasim orarin deri ne 16:30).

Gjatë orëve të mësimit mësuesi zhvillon projekte edukative që ndërthuren me klasën e parë. Në këtë mënyrë oferta e trajnimit bëhet harmonike, koherente dhe e synuar. Shkolla ofron një rrugë trajnuese dhe jo vetëm informative drejt kulturës Për këtë arsye gjatë vitit shkollor vizitat në teatro, ekspozita dhe punimet interaktive janë pjesë e projektit edukativ.